“I kërkova ndarje, hoqi lekët nga banka”/ Amaneti i shqiptares për djalin para se të vetëvritej: Mos e le babin me grua tjetër në shtëpi, është djersa ime…!

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin. Shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e së shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
Ajo thotë se i ka kërkuar ndarje bashkëshortin të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka. Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi
“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga Banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet.
Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Kadri Pali turp të kesh, erdhe acaruat Ilirin, e bëtë si vetja jote. Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo./m.j
#kërkova #ndarje #hoqi #lekët #nga #banka #Amaneti #shqiptares #për #djalin #para #të #vetëvritej #Mos #babin #grua #tjetër #në #shtëpi #është #djersa #ime
Java News