Aktualitet

Basha: Betejat nuk fitohen nga më të fortit, por nga më të vendosurit. Jemi pro-perëndimorë…!

Kreu i PD Lulzim Basha nga Kuvendi zgjedhor i degës 8 dhe degës 2 të PD në Tiranë tha se Partia Demokratike ka rrugë të vështirë por do shkojë drejt fitores.

“Synimi është i qartë pasuritë e këtij vendi paratë shqiptare fatet e këtij vendi ti kontrollojë një pakicë. Kjo është autokracia, synimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh. Kjo është më afër asaj që lamë pas 34 vite më parë”, tha Basha.

“PDd është këtu falë jush si ëndërr si aspiratë si objektiv europianist i të gjithë shqiptarëve. Por rruga që kemi përpara nuk ështe e lehtë por e përpjetë. Në këtë rrugë oligarkia politike ka grumbulluar të gjithë arsenalin e vetë. Janë sulur duke i trajtuar njerëzit si dele.

Ne nuk jemi si ata, ne nuk ndajmë me ta vlerat tona. Ata nuk kanë lidhje me vlerat tona, për ta pushteti me çdo kusht, pasurimi me çdo kusht… Për ne dhembshuria ndaj fateve të bashkëqytetarëve tanë. Të kuptimit të halleve të tyre. Përgjegjësia për tu dhënë zgjidhje këtyre halleve.

Betejat nuk fitohen nga më të fortit por nga më të vendosurit. PD ka treguar vendosmëri për të mos u përkulur para ortekut që shpesh shkaktoi dhe psikoza masive. Ortekut të baltës të ziftit të sulmit. PD ka kuptim vetëm si një parti perëndimore euroatlantike pro perëndimore pro europiane”, shtoi ai./m.j

#Basha #Betejat #nuk #fitohen #nga #më #të #fortit #por #nga #më #të #vendosurit #Jemi #properëndimorë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button