Aktualitet
“Sulmi kibernetik ndaj INSTAT vetëhakerim”/ Noka: Censusi ka nxjerr më pak njerëz se ata që votuan

Një ditë më parë Instituti Shqiptar i Statistikave ra pre e një sulmi hakërrimi, sulm që e pranoi grupi i hakerave iranian, “Homeland Justice”.
Por deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar sot në News24 se ky është një sulm që është bërë nga vetë qeveria dhe INSTAT, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi nga censusi, rezulton se në vendin tonë numri i popullsisë është më i vogël se numri i votuesve në 14 maj.
“Ka vetëhakerim sepse në regjistrimin e popullatës, censusi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar, dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria…”, tha ai.
/f.s
#Sulmi #kibernetik #ndaj #INSTAT #vetëhakerim #Noka #Censusi #nxjerr #më #pak #njerëz #ata #që #votuan
Java News