Aktualitet

“Temperatura deri në 18°C”, fundjava e parë e Shkurtit e ngrohtë dhe me diell

Kjo fundjavë do të jetë më mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu.

“Do të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të shpeshta të vranësirave. Më të fokusuara këto vranësira pritet të jenë në zonat malore, por nuk pritet të kemi prezente reshjet e shiut. Shtohet lagështira e ajrit në territorin shqiptar, më e ndjeshme do jetë në zonat veriore dhe veriperëndimore.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje graduale.

“Edhe pse mëngjesin e së Shtunës kemi një rënie të lehtë me 1 gradë Celsius duke bërë që vlera minimale në zonat malore të regjistrojë në -1 apo 0 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do shkojë nga 4 gradë Celsius deri në 8 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit. Parashikohet që mesdita të sjellë një rritje tjetër të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të Shtunën të shkojë në 11 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi deri në 18 gradë Celsius. Dita e dielë sjell një tjetër rritje me 0.5 gradë Celsius të temperaturave të ajrit.”

Jo vetëm fundjava, por edhe java e ardhshme sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të dominohet nga  kthjellimet dhe nuk priten reshje shiu.

/f.s

#Temperatura #deri #në #18C #fundjava #parë #Shkurtit #ngrohtë #dhe #diell
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button