Aktualitet
Qeveria e konfirmon takimin Kurti – Lajçak

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet prej orës 15:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 15:00 Sqarim: Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Lajçak vjen në Prishtinë, pas një vizite në Beograd ku edhe u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
#Qeveria #konfirmon #takimin #Kurti #Lajçak
gazetablic.com