Sport

Armando Broja vazhdon stërvitjen te Evertoni, a do të luajë të shtunën në Premier League?

Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin në datën 1 mars. Sulmuesi shqiptar është shfaqur i ndryshuar fizikisht, teksa ka marrë më shumë masë muskulare në mënyrë që të përballojë më shumë kontaktet fizike dhe të minimojë shanset e dëmtimit në të ardhmen.

Evertoni ka zhvilluar disa seanca stërvitore në Abu Dhabi për faktin se kishte 10 ditë pushim para ndeshjes të së shtunës që do të luajnë në Premier League kundër Ëolves. Por a do të jetë Broja i gatshëm për këtë takim? Një përgjigje që duhet të presim të paktën deri një ditë përpara këtij takimi, kur të jetë konferenca e trajnerit Moyes. Deri tani Broja nuk ka marrë ngarkesën maksimale në stërvitje ashtu si edhe lojtarët e tjerë, me drejtuesit e Everton që po tregon të kujdesshëm me sulmuesin shqiptar. /Sport Ekspres/

#Armando #Broja #vazhdon #stërvitjen #Evertoni #të #luajë #të #shtunën #në #Premier #League
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button