AktualitetDurresi Sot

Vritet në Shëngjin kandidati për këshill bashkiak në 14 maj, Ardian Nikulaj, ish-kandidat edhe për deputet

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shëngjin të Lezhës mesditën e sotme.Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë pranë Portit të Shëngjinit.

Ndërkaq, i vrarë deri tani ka mbetur shtetasi Ardian Nikulaj dhe ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.” – njofton policia.

Ardian Nikulaj u denoncua edhe nga sh-kryeministri, Sali Berisha, për blerjen e votave nga PSD ditën e dielë të votimeve, 25 prill 2021.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button