Aktualitet
U largua nga reparti psikiatrik në QKUK, arrestohet

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi është larguar nga reparti psikiatrik në QKUK dhe më pas i ka ushtruar presion psikik bashkëshortes së tij në banesë.
Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.01.2024-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë.
#largua #nga #reparti #psikiatrik #në #QKUK #arrestohet
gazetablic.com