“Kush është kryetar i PD?”, Teliti: Berisha! – Gazetari: Mos na bëj për budallenj, thuaj të vërtetën…

Gazetari i “Liberale”, Reldar Dedaj, është përfshirë në një debat me përfaqësuesin e “Rithemelimit” Dorian Teliti, duke e pyetur se kush është Kryetar legjitim sot i Partisë Demokratike?
Në “3D” nga z. Teliti u shpreh se Sali Berisha gëzon mbështetjen më të madhe të demokratëve në terren dhe këtë e kanë treguar proceset zgjedhore të zhvilluara pas rikthimit të ish-kryeministrit Berisha në PD.
Dedaj : Kush është Kryetari i PD-së që e njeh ligji?
Teliti: Si sot? |Po është Sali Bërsifsha kryetar i PD
Dedaj: Edhe këtë e thatë?! Nëse është Sali Berisha ,Jo Edi Rama por zot nuk ka që mund të pengoi bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
Teliti: Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe të demokratëve në terren,
Dedaj: Ti s’po tregon të vërtetën, po na bën ne për budallenj.
/a.r
#Kush #është #kryetar #Teliti #Berisha #Gazetari #Mos #bëj #për #budallenj #thuaj #të #vërtetën..
Java News