I ruante me kamera dhe u bllokonte telefonët, kapet 35-vjeçari që izolonte në shtëpi gruan, vajzën dhe nënën

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje dhe heqje të lirisë së familjarëve, të cilët i mbyllte në banesë duke mos i lënë asnjë mënyrë komunikimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas policisë 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari J. Zh., banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r
#ruante #kamera #dhe #bllokonte #telefonët #kapet #35vjeçari #që #izolonte #në #shtëpi #gruan #vajzën #dhe #nënën
Java News