Aktualitet

PD zyrtare: Non grata është e pakapërcyeshme! Berisha, arsyeja e ndarjes! Është në garë me Bardhin për protagonizëm

Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka bashkim me palnë tjetër nëse është Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Edvin Kulluri tha se ‘non grata’ është e pakapërcyeshme dhe se Sali Berisha është arsyeja e ndarjes.

‘Edhe konflikti i përshkallëzuar në parlament këto dy muaj është produkt i protagonizmit të Berishës për t’ju imponuar PD-së dhe gjithë parlamentit shqiptar si drejtës i opozitës. Pavarësisht nga mungesa e sinqeriteti ku nuk njohin njëri tjetrin, nuk njohin Bashën të dy, prap thelbi mbetet i njëjti. Aty ku nuk ka parime diskutohet për emra dhe gjëra aspak parimore. Aty ka një protagonizëm personal Bardhi mendon se është ende kryetra i grupit të PD-së, ndërkohë që nuk është më deputet i PD-së, Berisha mendon se është kryetar i PD-së, ndërkohë që nuk është. Oferta jonë është një mundësi tjetër që u jepet deputetëve, jo Berishës, për të cilën e kemi vënë kusht të panegociueshëm të bashkimit në federatë për sa kohë është non grata.

Është kategori vendimi i e tillë. Nëse bie ky kusht do të ketë shumë alternativa për të diskutuar. Ka edhe alternativa të tjera që secila palë të hyjë me listat e vetat dhe të gjendet një formulë e tretë përbashkimi e ndërmjetme. Nëse bie kushti i ndarjes ka kushte të reja për bashkim nëse nuk bie kushti i ndarjes fatkeqësisht do të jemi të ndarë. Çështja e non gratës është një çështje e pakapërcyeshme, kurse largimi i Berishës është një çështje e kapërcyeshme pasi SHBA-të do të jenë aty për shumë gjatë, por kryetarët e partisë, ndryshojnë, kanë një mandat më të shkurtër. Barrën e përgjegjësisë nëse vazhdojmë të përçarë për Berishën në krye të opozitës do ta mbajnë ata, ne nuk na pëlqen pasi duam fitoren.

Ai grupim ka një keqkuptim pasi mendojnë se Reforma Zgjedhore sipas tyre është ata mendojnë se duhet të ikë Alibeaj dhe të ulet Bylykbashi. Ata e duan bashkëkryetarin për të bllokuar Listat e Hapura.’- tha Kulluri./m.j

#zyrtare #grata #është #pakapërcyeshme #Berisha #arsyeja #ndarjes #Është #në #garë #Bardhin #për #protagonizëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button