Aktualitet
Mesnatë e zezë! Ky është i riu që u shua në lule të rinisë

Një 28-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një aksident në orët e para të së enjtes në fshatin Miresh të Gjilanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Për pasojë ka humbur jetën i riu Lorent Rrustemi, shkruajnë mediat në Prishtinë. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë.
Siç thotë Policia, shoferi ka mbetur i vdekur në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i lënduar është dërguar në Emergjencën e Gjilanit.
#Mesnatë #zezë #është #riu #që #shua #në #lule #të #rinisë
lajmetverteta