Aktualitet
Skela plagosi dy kalimtarë, arrestohen inxhinieri dhe dy punëtorët në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit nr.2 në Tiranë kanë arrestuar dy punëtorët dhe inxhinierin e pallatit të kompanisë Arlis sh.p.k. për rrëzimin e skelës ku të plagosur mbetën dy kalimtarë. Klan News raporton se ata dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Dy punëtorët kanë qenë në skelë duke punuar kur u kanë rënë nga duart shufrat metalike dhe elementë të tjerë ndërtimi që ndikuan në rrëzimin e skelës.
Ndërsa inxhinieri akuzohet se nuk ka ndjekur punimet dhe nuk ka monitoruar masat për mbrojtjen në punë.
/a.r
#Skela #plagosi #kalimtarë #arrestohen #inxhinieri #dhe #punëtorët #në #Tiranë
Java News