Aktualitet

Skela ra nga kati i dytë i pallatit, babai në gjendje të rëndë. Gazetari: Mungon tuneli për këmbësorët

Një incident i rëndë ndodhi sot në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Një skelë ra nga një pallat në ndërtim duke lënë të plagosur babë e bijë, Hysen Lavdarin dhe Imelda Shkëmbin.

Detaje në lidhje me këtë ngjarje dha gazetari Besar Bajraktaraj, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

“Grupi hetimor ka mundur të mbledhë të gjithë të dhënat e kësaj ngjarje. Tani është duke përfunduar ekspertizën. Sipas rindërtimit të skemës së grupit hetimor bëhet fjalë për këtë skelë e cila ka rënë në trotuar, nga kati i dytë i pallatit në ndërtim duke lënduar edhe dy personat që mbetën të plagosur, pra babë e bijë, 70-vjeçarin dhe 45-vjeçaren”, raportoi gazetari.

Shenjat e gjakut në skelë dhe trotuar janë ende të freskëta.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dy të plagosurve duke i dërguar në spital. Në momentin që ka rënë skela në pallat po punohej.

Sipas të dhënave nga spitali i Traumës, aty ku janë dërguar dy të lënduarit, 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçarja në gjendje stabël. I moshuari ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e kokës.

Sipas policisë hetimet janë fokusuar sa i përket veprës penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gazetari Bajraktaraj raportoi se në vendin e ngjarjes mungonte një tunel kalimi për këmbësorët.

Është shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë. Duke qenë se pjesa e skelave ka qenë e dalë në pjesën e trotuarit, zakonisht në pallate në ndërtim vendoset një tunel kalimi për këmbësorët dhe bëhet sigurimi i plotë i të gjithë këtij rrugëkalimi që është i dedikuar për këmbësorët. Siç duket në rastin konkret nuk ka patur një tunel për kalimin e këmbësorëve”, raportoi gazetari.

/a.r

#Skela #nga #kati #dytë #pallatit #babai #në #gjendje #të #rëndë #Gazetari #Mungon #tuneli #për #këmbësorët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button