Aktualitet
Plagosi me thikë 17-vjeçarin në Mat pas një sherri, shoqërohet në polici i mituri

Një 14-vjeçar është shoqëruar në polici pasi ka plagosur me thikë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht, Burrel, ku i mituri pas një sherri plagosi me thikë 17-vjeçarin E.L.
17-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa i mituri është shoqëruar në polici për të bërë deklarimet për ngjarjen.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
/a.r
#Plagosi #thikë #17vjeçarin #në #Mat #pas #një #sherri #shoqërohet #në #polici #mituri
Java News