Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij.
Ai gjithashtu tha se rikujtojnëme nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.
“Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku.
#Abdixhiku #në #18vjetorin #vdekjes #së #Rugovës #Ndjejmë #dhimbje #për #humbjen #dhe #mungesën #tij
gazetablic.com