Aktualitet

Shkoi për ta përcjellur Australia Open, vdes gazetari britank, Mike Dickson!

Gazetari britanik Mike Dickson, 59 vjeçar, vdiq në Melburn, ku po mbulonte Australian Open, turneun e tenisit.

Dickson do të festonte ditëlindjen e tij të 60-të më 27 janar. Ai ka punuar si gazetar për Daily Mail që nga viti 1990. Në fillim, ai ndoqi kriket dhe më vonë u specializua në tenis, përcjell Sport.

Gruaja e Dickson, Lucy njoftoi lajmin përmes Twitterit: “Jemi të shkatërruar që burri dhe babai ynë i mrekullueshëm, Mike, humbi ndjenjat dhe vdiq ndërsa ishte në Melburn për Australian Open. Ai jetoi ëndrrën e tij për 38 vjet duke mbuluar sportin në mbarë botën. Ai ishte një njeri vërtet i madh dhe do të na mungojë tmerrësisht”.



#Shkoi #për #përcjellur #Australia #Open #vdes #gazetari #britank #Mike #Dickson
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button