Privatizimi i fabrikës “Buka”, shtyhet gjyqi për Ahmetajn, avokatët: SPAK, i paqartë në qendrimet e tij

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë për në datën 2 Shkurt.
Avokatët që përfaqësojnë Ahmetajn deklaruan që kërkesa për gjykim e SPAK të konsiderohet e pavlefshme dhe të kthehen aktet për hetim.
Seanca nisi mëngjesin e sotëm teksa GJKKO do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Ahmetaj për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.
Sipas SPAK, Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje. Nga ana tjetër, ish-zv/Kryeministri i ka mohuar këto akuza përmes disa qëndrimeve në Facebook.
Arben Ahmetaj vijon të jetë në arrati dhe është nën hetim edhe për dosjen e inceneratorit, për të cilën është shpallur në kërkim.
/a.r
#Privatizimi #fabrikës #Buka #shtyhet #gjyqi #për #Ahmetajn #avokatët #SPAK #paqartë #në #qendrimet #tij
Java News