Martial detyrohet të stërvitet veçmas, Ten Hag e dëshiron në formën fizike optimale

Anthony Martial, lojtari i Manchester United, është urdhëruar të punojë veçmas, për të rifituar formën e tij fizike, nëse dëshiron të vazhdojë të jetë një opsion për Djajtë e Kuq.
Lojtari francez, i cili ishte i sëmurë dhe për këtë arsye ishte jashtë opsioneve të Erik ten Hag, ka marrë urdhra për të rikuperuar formën e tij të lojës individualisht, pasi, sipas trajnerit, do të duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje fizike optimale, transmeton Sport.
Kujtojmë se Marcus Rashford, i cili gjithashtu u infektua me të njëjtën sëmundje, u shërua në të njëjtën kohë me kolegun e tij, por u kthye në stërvitje me ekipin më herët.
Kjo është vetëm një pyetje tjetër që i bie Martialit, të cilit përveç dëmtimeve të njëpasnjëshme, i skadon edhe kontrata për më pak se gjashtë muaj.
/ Sport.
#Martial #detyrohet #të #stërvitet #veçmas #Ten #Hag #dëshiron #në #formën #fizike #optimale
gazetablic.com