Aktualitet

LAJMI I FUNDIT: Zgjedhjet e ardhshme nacionale, Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat

AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë për marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kështu kanë bërë me dije burime pranë , ku shumë shpejt në një konferencë për media do të zyrtarizohet ky koalicion.

“Haradinaj e Limaj janë dakorduar për arritjen e një koalicioni parazgjedhor. Zyrtarizimi do të ndodhë shumë shpejt”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas burimeve, ky nuk është koalicioni i vetëm i AAK-së.

Zyrtarisht ende nuk e kanë konfirmuar as nga AAK e as nga Nisma lidhjen e koalicionit, por sipas burimeve të Gazeta Blic tashmë janë dakorduar të gjitha detajet.

Ndryshe, emri i Limajt është diskutuar gjatë në PDK, nëse duhet të rikthehet ish- dyshi i partisë apo jo. Në PDK kanë qenë të ndarë në dysh:, disa kanë qenë për kthimin e tij e disa kanë qenë kundër. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ekipi i tij kanë qenë kundër, derisa disa nga ish- drejtuesit e luftës së UCK-së kanë qenë për.

Sidoqoftë, Limaj e Haradinaj kanë bashkëpunuar në opozitë me vite, derisa kanë qenë edhe në bashkëqeverisje, gjatë kohës së PAN-it./ Gazeta Blic

 

 



#LAJMI #FUNDIT #Zgjedhjet #ardhshme #nacionale #Haradinaj #Limaj #bashkojnë #forcat
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button