Aktualitet

Ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj: Si më vuri prangat Ilir Meta në vitin 2001

Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj në “Repolitix” në Report Tv ka kujtuar janarin e vitit 2001 kur është arrestuar dhe më pas si erdhi lirimi i tij.

“Beleri nuk do e marrë mandatin dhe nuk do bëjë betimin. Unë jam arrestuar në mesnatë në janar rë 2001… Kanë protestuar për arrestimin tim. DASH, OSBE-IDIHR e kanë quajtur arrestim brutal, politik. Deputeti i kuvendit ka të njëjtin imunitet që ka anëtari i gjykatës së lartë kushtetuese dhe çdo gjyqtar. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, jam arrestuar në Tropojë në banesën time, jam zgjedhur deputet… Gjykata e lartë më 24 korrik të 2001 më ka liruar nga burgu. Ishte kërkesë e avokatëve të mi sepse unë kisha të njëjtin imunitet që ka gjykatësi që kishte vendosur arrestimin tim. Më pas në 2002 kam shkuar në gjykatën e lartë e cila e ka pushuar çështjen për mungesë provash.

Kryetari i bashkisë i  zgjedhur me votë, pra Beleri, nuk ka imunitet. Ai mund të ndalohet arrestohet.  Mediu ishte deputet ministër dha dorëheqjen dhe prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit. Pastaj Mediu u rizgjodh deputet. Kam parë e mendimin e pakicës dhe të shumicës. Edhe pse u zgjodh deputet mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm. Tani te rasti Berisha, kërkesa e SPAK është arrest shtëpie për Berishën, s’ka shanse që ai të shkojë në parlament.”

/f.s

#Ishdeputeti #demokrat #Azgan #Haklaj #më #vuri #prangat #Ilir #Meta #në #vitin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button