EURO2024/ Rekord aplikimesh për të ndjekur kuqezinjtë, UEFA shpall fituesit në fund të janarit

Kombëtarja shqiptare e futbollit nga 14 qershori – 14 korrikun e 2024 do jetë pjesë e finaleve të Europianit që zhvillohet në Gjermani. Të ndodhur në grupin B me rivalë si Spanja, Italia dhe Kroacia, interesi i tifozëve kuqezi për një biletë është i madh.
Siç njofton UEFA në faqen zyrtare të saj, fituesit për një biletë në Euro 2024 do informohen me fundin e janarit. Kujtojmë se raundi i dytë i aplikimeve online ishte deri në 12 dhjetorin e 2023, me tifozët kuqezi që mund të aplikonin për të marrë deri në katër bileta për ndeshje.
Tanimë pas aplikimeve vetëm online në faqen e UEFA, do jetë një short që do përcaktojë edhe fituesit. Çdo kombëtare do ketë 10 mijë bileta të rezervuara për ndeshje dhe në datën 31 janar fituesit do informohen me një e-mail. Interesi më i lartë në bazë të aplikimeve për bileta ishte nga Shqipëria, Kroacia dhe Turqia.
/f.s
#EURO2024 #Rekord #aplikimesh #për #të #ndjekur #kuqezinjtë #UEFA #shpall #fituesit #në #fund #të #janarit
Java News