Aktualitet

Jose Mourinho mund të shkarkohet, drejtuesve të Romës nuk po i pëlqen paraqitja e ekipit

Roma pësoi një humbje 3-1 nga Milani, një rezultat që rriti më tej presionin ndaj trajnerit Jose Mourinho.

Giallorossët u eliminuan nga Lazio në Kupën e Italisë vetëm pak ditë më parë, ndaj këto dy rezultate negative, si dhe turbulencat e këtij sezoni e kanë vënë Mourinhon në një pozicion shumë delikat.

“Sportmediaset” bën me dije se në klub nuk janë të kënaqur me paraqitjen, rezultatet, por edhe me sjelljen, deklaratat e portugezit kur bëhet fjalë për arbitrat, ndaj e gjithë kjo si paketë mund të çojë në shkarkimin e Special One, i cili ka kontratë me klubin deri në muajin qershor.

Sipas të njëjtit burim, kandidati kryesor dhe favorit për të pasuar Mourinhon është legjenda e Romës, Daniele De Rossi.

De Rossi mund të ketë një shans te Roma për të provuar se një periudhë e keqe në krye të SPAL-it ishte thjesht një rastësi.

/ Sport



#Jose #Mourinho #mund #të #shkarkohet #drejtuesve #të #Romës #nuk #pëlqen #paraqitja #ekipit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button