Aktualitet
50-vjeçari që vr*u kunatin lihet i lirë/ Vajzat “shpërthejnë” në lot, e presin me përqafime
50-vjeçari shqiptar, Fation Tarellari u la i lirë nga gjykata e Volosit në Greqi.
Ai vrau kunatin e tij Erion Pelivani, pasi ishte mësuar se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë dhe e kishte kërcënuar atë me foto dhe video në këmbim të parave.
Trupa gjykuese e pa të drejtë lirimin e tij nga qelia dhe i vendosi masën arrest shtëpie.Vajzat e Tarellarit ndodheshin në gjykatë, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ishte prezente
Sapo vajzat mësuan për masën e sigurisë, ata “shpërthyen” në lot gëzimi.
Në momentin që babai i tyre ka dalë nga gjykata vajzat e kanë pritur me përqafime.
#50vjeçari #që #vru #kunatin #lihet #lirë #Vajzat #shpërthejnë #në #lot #presin #përqafime
lajmetverteta