Ekzekutohet gjatë natës mafiozi grek në Athinë, autorët zbrazin 80 plumba mbi të

Vangjelis Zabunis, mafiozi 44-vjeçar grek, u ekzekutua me breshëri plumbash në dalje të Athinës. Sipas mediave vendase ndaj tij u zbrazën të paktën 80 plumba.
Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikovi.
Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.
Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një atentati, të cilit mundi t’i shpëtonte.
Vrasja konsiderohet si larje hesapesh mes bandave kriminale.
/a.r
#Ekzekutohet #gjatë #natës #mafiozi #grek #në #Athinë #autorët #zbrazin #plumba #mbi #të
Java News