Aktualitet
Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Newcastle

Manchester City do të vazhdojë të jetë pa shërbimet e Erling Haaland, edhe për duelin e ditës së sotme ndaj Newcastle United në kuadër të Premier League.
23-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të Guardiolas që nga muaji dhjetor për shkak të një lëndimi në këmbë, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit të ekipit në të gjitha garat.
Një tjetër mungesë për këtë ndeshje, tashmë e konfirmuar nga ana e teknikut spanjoll është edhe qendërmbrojtësi anglez John Stones.
“Grealish ka qenë i sëmurë. Shpresoj që sot do të rikthehet. Erling nuk do të luajë, po ashtu as Stones. Mendoj se kjo është e tëra”, ka thënë Guardiola.
#Guardiola #konfirmon #mungesa #të #mëdha #për #sfidën #ndaj #Newcastle
gazetablic.com