Life Style

100-vjetori i Kadri Roshit / Kolegët, miqtë dhe familjarët kujtojnë ‘Nderin e Kombit’

Në skenën e teatrit, aty ku “Nderi i Kombit” Kadri Roshi la gjurmët e tij të përjetshme, artisti i mirënjohur u përkujtua mbrëmjen e së enjtes, në 100 vjetorin e lindjes.

Kadri Roshi ishte artist i gjithkujt. Mes emocionesh këtë e pohon edhe i biri, të cilit i është dashur të ndajë babain shpesh mes skenës dhe shtëpisë.

Familjarë, të afërm, kolegë e miq që kanë qenë krah aktorit u bënë bashkë për të sjellë copëza kujtimesh.

“Një ditë vjen shumë i lumtur në shkollë, e kishin thirrur në teatër për të riluajtur “Arturo ui” mezi e priste. ishte koha kur ishte dënuar, dënuar, se di si mund të dënohet një artist por ndonjëherë duhet të ngremë ca njerëz nga varri për t’i pyetur.”, tha aktorja Rajmonda Bulku.

 “Kadri Roshi ishte 99% punë dhe 99% talent. Prandaj është ky Kadri që ne njohim dhe qe koha pas nesh do ta njoh e do ta kujtojë”, deklaroi politikani dhe shkrimtari Namik Dokle.

Kadri Roshi la një thesar të pasur dhe unik, një galeri të tërë karakteresh e personazhesh të spikatura, në më shumë se 200 role në kinema e teatër. Artisti i merituar nuk ishte thjesht dhe vetëm një aktor i zakonshëm, por ishte më shumë se një aset elitar që i përkiste një plejade të shquar artistësh.

“Vetëm një artist i madh si Kadri Roshi dhe e gjithë plejada e tij mund të ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kanë ndikuar fuqishëm duke i dhenë emocione në kohë të vështira.”, u shpreh gazetari Bashkim Hoxha.

Karriera e Kadri Roshit si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Ish Teatrit Popullor për të vijuar më pas më qindra role të tjera në filma si “Lulëkuqet mbi mure”, “Tana”, Skënderbeu”, “I teti në Bronx”, “Hijet e natës”, “Malet me blerim mbuluar”, “Fijet që priten”, “Njeriu me top” etj.

/a.r

#100vjetori #Kadri #Roshit #Kolegët #miqtë #dhe #familjarët #kujtojnë #Nderin #Kombit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button