EMRAT/ Dy emigrantë shqiptarë në Britani, kapen në ‘shtëpi bari’ me vlerë 2.1 milionë paund

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Britani, pasi u kapën gjatë një aksioni anti kanabis në Neëport, në Uellsin e Jugut.
Gazeta britanike “Daily Mail” thotë se ferma e kanabisit kishte shërbyer për 145 vite si dyqan i “Wildings”, përpara se të mbyllej dhe të merrej me qira nga shqiptarët.
Bëhet fjalë për shtetasit Adrian Daja, 27-vjeç, and Andi Shabani, 28-vjeç të arrestuar gjatë aksionit të policisë brenda pronës.
Ata shërbenin si fermerë brenda godinës, ku u gjet një sasi tepër e madhe bimësh, plot 3000 rrënjë me vlerë prej 2.1 milionë paund.
Gjykatësja vendosi t’i dënojë me nga dy vite burg shqiptarët, duke u thënë se do të dëbohen pas kryerjes së krimit. Ata ndodheshin ilegalisht në Britaninë e Madhe.
/f.s
#EMRAT #emigrantë #shqiptarë #në #Britani #kapen #në #shtëpi #bari #vlerë #milionë #paund
Java News