Aktualitet
Bastiset një shtëpi në Prishtinë, policia gjen drogë

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 329 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe një qese me fara të kanabisit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ramë Govori” të martën rreth orës 14:00.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
#Bastiset #një #shtëpi #në #Prishtinë #policia #gjen #drogë
gazetablic.com