Aktualitet

Merkato e janarit, spastrime tek Erzeni, largohen tetë lojtarë

Menjëherë sapo ka nisur viti 2024 dhe vetëm pak ditë pas fitores befasuese në fushën e Partizanit, Erzeni largon jo pak, por 8 futbollistë. Klubi shijakas njoftoi ndërprerjen e një të tretën e futbollistëve të skuadrës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mes të larguarve janë edhe dy prej lojtarëve që u aktivizuan në fitoren e fundit 2 me 1, Flavio Meçja dhe Kristi Kote, me këtë të fundit që shkoi te Erzeni për të ndihmuar ekipin me eksperiencën e tij, pasi në vitin 2019 ishte edhe fitues i titullit kampion me Partizanin.

Klubi nga Shijaku falënderoi futbollistët për kontributin e dhënë.

/a.r

#Merkato #janarit #spastrime #tek #Erzeni #largohen #tetë #lojtarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button