Aktualitet
Arrestohet pasi ia ofroi policit 50 euro për ta lejuar gruan e tij ta kalojë kufirin

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi u mundua që në pikën kufitare në Kulla t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari i kishte ofruar 50 euro zyrtarit policor për t’i mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
#Arrestohet #pasi #ofroi #policit #euro #për #lejuar #gruan #tij #kalojë #kufirin
gazetablic.com