Gruaja e zhdukur që nga viti 1992, familja tronditet kur mëson se ajo është gjalle dhe ku ndodhej për 30 vite

Një grua e zhdukur për më shumë se tre dekada dhe e shpallur e vdekur në Shtetet e Bashkuara është gjetur e gjallë në Porto Riko dhe kjo i ka cuditur te gjithe
Patricia Kopta u zhduk papritur nga Pittsburgh në moshën 52-vjeçare, me bashkëshortin e saj Bob që tregonte se si ai u kthye në shtëpi normalisht, por nuk gjeti asnjë gjurmë të saj në vitin 1992.
Rasti mbeti i pazgjidhur nga policia , e cila përfundimisht e shpalli atë të vdekur.
Por tani ajo është gjetur e gjallë në Porto Riko në moshën 83-vjeçare me identitetin e saj të vërtetë dhe prejardhjen e zbuluar kur ajo filloi të vuante nga çmenduria dhe ia dha disa detaje një punonjësi social.
Motra e saj Gloria Smith tha: “Nuk e besoj. Ishte një tronditje totale.”
Ajo vazhdoi: “Ne me të vërtetë menduam se kishte vdekur gjatë gjithë atyre viteve. Nuk e prisnim. Ishte një tronditje shumë e madhe të dije se ajo ishte gjallë.”
#Gruaja #zhdukur #që #nga #viti #familja #tronditet #kur #mëson #ajo #është #gjalle #dhe #ndodhej #për #vite
lajmetverteta