Aktualitet
Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të jetë me drejtim veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 10°C
në zonat e ulëta 2 deri 16 °C
në zonat bregdetare 4 deri 16 °C
#Vranësira #të #dendura #parashikimi #motit #për #datën #dhjetor
Java News