Aktualitet

Seanca për vulën e PD, militantët e Berishës bllokojnë rrugën, Flamur Noka në krye: S’duam t’ia dimë…

Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.

Por paralelisht me seancën, Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha po zhvillon një protestë. Militantët me në kryer Flamur Nokën, kanë bllokuar rrugën para gjykatës së Lartë.

Noka u ankua për mediat se nuk janë lejuar të ndërtojnë skenën e protestës teksa tha se ata nuk duan t’ia dinë për policinë sepse janë në mosbindje civile.

Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të gjykatës.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022.

/a.r

#Seanca #për #vulën #militantët #Berishës #bllokojnë #rrugën #Flamur #Noka #në #krye #Sduam #tia #dimë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button