Aktualitet

19 pikë në shtatë ndeshje, kjo është skuadra me formën më të mirë në Premier League

Bournemouth është skuadra më në formë e Premier League, të paktën në këto javë të fundit në elitën e futbollit anglez.

“The Cherries” kanë koleksionuar plot 19 pikë në shtatë ndeshjet e fundit duke lënë vetëm dy pikë në këtë rrugëtim, në barazimin shtëpiak me Aston Villan.

Në këtë periudhë, Bournemouth ia ka dalë me sukses ndaj Newcastle, Sheffield United, Crystal Palace, Manchester United, Nottingham Forest dhe së fundmi Fulham.

Kjo ecuri fantastike e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll, Andoni Iraiola nisi pas disfatës tenistike ndaj Manchester City me rezultatin 6-1.



#pikë #në #shtatë #ndeshje #kjo #është #skuadra #formën #më #të #mirë #në #Premier #League
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button