Aktualitet
Një person godet me veturë një polic në Pejë

Një person ka goditur me veturë një polic ditën e hënë në fshatin Ozdrim të Pejës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:05, ndërsa polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
#Një #person #godet #veturë #një #polic #në #Pejë
gazetablic.com