Vuçiç informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka informuar për protestat e mbrëmshme në Beograd.
“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.
Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.
35 protestues u arrestua nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës.
/f.s
#Vuçiç #informon #ambasadorin #rus #për #protestën #në #Beograd
Java News