Aktualitet
Leposaviq: Arrestohet shtetasja serbe, mblodhi një mijë euro duke mashtruar

Është arrestuar një grua, shtetase serbe, në Leposaviq, e cila dyshohet se ka mashtruar një person dhe ka mbledhur një shumë parash prej një mijë eurosh.
“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës”, njofton raporti i policisë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
#Leposaviq #Arrestohet #shtetasja #serbe #mblodhi #një #mijë #euro #duke #mashtruar
gazetablic.com