Aktualitet
Tensionohet situata në Veri/ Polici qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person, e pësojnë keq katër efektivët në Mitrovicë

Katër oficerë policie janë pezulluar në Mitrovicë pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara gjatë orëve të vona të së hënës.
Sipas mediave vendase mësohet se ka qenë një prej efektivëve ai cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur një person.Ndërsa masa e pezullimit është marrë edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë policorë që dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e të shtënave me armë.
Në një deklaratë për mediat kjo është konfirmuar edhe nga Policia, të cilët theksojnë se ky vendim është marrë pas hetimeve të pandërprera.