Life Style

TOP 10/ “Harrohet” Luiz Ejlli, shqiptarët vlerësojnë Silvinjon si personazh të vitit 2023

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në evropianin Gjermani 2024 ka rritur vlerësimin dhe mbështetjen për futbollistë e kryesisht për trajnerin brazilian Sylvinho. Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, qytetarët të pyetur së kush janë 10 persona sportivë/artistikë që ju kanë lënë më shumë mbresa gjatë 2023, 40.1% e të anketuarve janë përgjigjur trajneri Sylvinho.

Pas tij vjen një tjetër emër i rëndësishëm i kombëtares i cili është sulmuesi Jasi Asani, i cili shënoi golat vendimtarë për kualifikim dhe që vlerësohet me 20.3%, si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023. Një tjetër element i talentuar i kombëtares, Nedim Bajrami vlerësohet me 12.1% ë të pyeturve si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023.

Një tjetër personazh i përfolur gjatë këtij viti është edhe këngëtari Luiz Ejlli, fitues i ‘BBV 2’. 11.8% e të anketuarve mendojnë se ai është artisti që ka lënë mbresa në 2023.

Sërish në radhët e kombëtares, vlerësohet Kristjan Asllani nga 7.1% e të anketuarve, portieri i Kombëtares Etrit Berisha vlerësohet nga 2.5%, Taulant Seferia nga 2.2% e të pyeturve.

1.5% e qytetarëve mendojnë se këngëtarja Elsa Lila është një artiste që ka lënë mbresë gjatë 2023, pas saj futbollisti Berat Gjimshiti, 1% dhe aktori Viktor Zhusti 0.8%.

/a.d

#TOP #Harrohet #Luiz #Ejlli #shqiptarët #vlerësojnë #Silvinjon #personazh #të #vitit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button