Sport

VIDEO/ Rama i dorëzon medaljen Sylvinhos: Brazilianin do e bëjmë shqiptar! Këtu kemi edhe një grek e italian, jemi në një familje

Mbrëmja Gala, e kthyer tashmë në një traditë nga Federata Shqiptare e Futbollit që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023 po zhvillohet sonte.

I pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama i cili teksa i dorëzuar medaljen trajnerit të kombëtares Sylvinho u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

“Falënderoj presidentin e komitetit olimpik europian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare. “

Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces.  Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij”./m.j

 

#VIDEO #Rama #dorëzon #medaljen #Sylvinhos #Brazilianin #bëjmë #shqiptar #Këtu #kemi #edhe #një #grek #italian #jemi #në #një #familje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button