Aktualitet

Mohamed Alabbar tërhiqet nga “Durrës Yachts & Marina”? Reagon menjëherë biznesmeni

Biznesmeni emiratas Mohamed Alabbar në një prononcim për Hashtag.al ka mohuar kategorikisht informacionet që qarkulluan paraditen e sotshme, në lidhje me një tërheqje të tij nga projekti “Durrës Marina”.

Ai shkroi se ndihet i befasuar nga këto lajme duke i konsideruar spekulative.

“Unë jam i befasuar nga këto lajme, zakonisht i injoroj thashethemet dhe shoh punën time. Këto lajme janë tërësisht të gabuara dhe spekulative. Po eci përpara me të gjithe detajet e projektit dhe nuk kam fare ndërmend të shes aksionet e mia në këtë projekt. Ju lutem vizitojeni personalisht zonën e projektit që ta shihni me sytë tuaj atë që po ndodh”, – u shpreh Al Alabbar.
Projekti “Durrës Marina” është një ndër punët më ambicioze dhe “dobësi” e kryeministrit Edi Rama, më herët opozita e goditi këtë projekt duke tentuar ta lidhte me miliarderin serb Bogoljub Kariç, i cili sipas opozitës ishte garanti i fondit të investimit.

Por më pas Hashtag.al zbuloi se në fakt garanti i projektit ishte vëllai i emirit të Emirateve, Tahnoon Al Nayhan, njëherësh dhe shef i shërbimeve inteligjente të Emirateve të Bashkuara Arabe.

/f.s

 

#Mohamed #Alabbar #tërhiqet #nga #Durrës #Yachts #amp #Marina #Reagon #menjëherë #biznesmeni
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button