Aktualitet

Saarbrucken, ekipi që po befason të gjithë në Kupën e Gjermanisë

Skuadra gjermane e kategorisë së tretë Saarbrucken bëri një tjetër surprizë të madhe në 1/16 e Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi me rezultat 2-0 Eintracht Frankfurtin, ndërsa më parë kishte eliminuar Bayern Munichun.

Eintracht ishte krejtësisht i pafuqishëm ndaj ekipit vendas të ligës së ulët dhe në asnjë moment nuk dukej se mund të shënonte gol.

Përveç posedimit të topit, në të gjitha kategoritë e tjera dy klubet ishin të barabarta, dhe duke parë vetëm cilësinë e mundësive të krijuara nga skuadrat, Saarbrucken ishte dukshëm më i rrezikshëm se mysafirët. Kai Brunker shënoi për epërsinë e Saarbrucken në minutën e 64-të, ndërsa Luca Kerber dyfishoi epërsinë në minutën e 78-të, duke shkaktuar çmenduri në tribunat e stadiumit të mbushur plot.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Eintracht Frankfurt në të gjitha garat. Nga ana tjetër, Saarbrucken ndodhet vetëm në vendin e 11-të në tabelën e divizionit të tretë gjerman.



#Saarbrucken #ekipi #që #befason #të #gjithë #në #Kupën #Gjermanisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button