Aktualitet
Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët
Familjarët e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj.
Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.
Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Vrasja e Liridona Ademajt: Aksion simbolik para nisjes së seancës ndaj Naim Murselit
#Familjarët #Liridona #Ademajt #arrijnë #në #gjykatë #pas #pak #fillon #seanca #dëgjimore #për #Naim #Murselin #dhe #të #tjerët
gazetablic.com