Aktualitet

Atentat në Lezhë/ Ekzekutohet brenda në makinë djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt

Atentat në Lezhë. Vritet Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta të së shtunës ( 2 dhjetor 2023) në dalje të qytetit të Lezhës, përballë ujësjellësit.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” informoi mbrëmjen e sotme policia e Lezhës.

Atentatorët nga një makinë tjetër kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj fuoristradës së bardhë ML të Eno Nikulajt. Ky i fundit është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë.

Autorët janë larguar me BMW me ngjyrë gri e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura në Tiranë. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Vrasja ndodhi gati 7 muaj pasi biznesmeni Ardian Nikuaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Një pistë që dyshohet se ka sjellë vrasjen është gjakmarrja.

/f.s

#Atentat #në #Lezhë #Ekzekutohet #brenda #në #makinë #djali #xhaxhait #të #Ardian #Nikulajt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button