Skadon armëpushimi, Izraeli nis sulmet: Hamasi shkeli akordin

Izraeli ka rinisur sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit 7 ditor, duke rrëzuar kështu lajmet e shpërndara në disa media se akordi mes palëve për ndalimin e luftimeve do të shtyhej më tej.
Sipas raportimeve, ushtria izraelite ka bombarduar dhjetëra objektiva të militantëve në Gaza gjatë mëngjesit të sotëm, teksa ka pasur dhe kundërpërgjigje nga ana e Hamasit me raketa drejt qyteteve në Izrael.
Kryeministri Netanjahu deklaroi në një komunikim me mediat se pakti nuk zgjat më tej pasi Hamasi e shkeli atë duke mos liruar të gjitha gratë si dhe organizoi sulme me raketa ndaj Izraelit.
Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë objektivat se synimi kryesor është lirimi i të gjitha pengjeve, asgjësimi i Hamasit dhe mos lejimi që ai të kthehet një kërcënim në të ardhmen.
/a.r
#Skadon #armëpushimi #Izraeli #nis #sulmet #Hamasi #shkeli #akordin
Java News