Aktualitet

Mazzarri dëmtohet gjatë ndeshjes me Realin, pëson tërheqje muskulare

Walter Mazzarri u rikthye në stolin e Napolit pas plot 10-vitesh. Mirëpo, në lidhje me pasionin dhe entuziazmin e tij në ushtrimin e detyrës së trajnerit, nuk ka ndryshuar asgjë. 62-vjeçari mbetet shumë aktiv anës fushës duke udhëzuar lojtarët e tij.

Madje, në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid, tekniku toskan pësoi edhe një tërheqje muskulore. Teksa ishte duke vrapuar anës fushës për të dhënë udhëzime, Mazzarri u fokusua nga kamerat kur nisi të çalonte.

Sipas raportimeve të para, Mazzarri ka pësuar një tërheqje muskulore dhe përveç gjendjes gripale (ishte me temperaturë 38 gjatë ndeshjes me Realin), i duhet të bëjë llogaritë edhe me një dëmtim muskulor. Këto ditë mesa duket nuk do të jenë të qeta për Mazzarrin që ndër të tjera duhet të mendojë edhe për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër kryesuesve të Inter.



#Mazzarri #dëmtohet #gjatë #ndeshjes #Realin #pëson #tërheqje #muskulare
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button