Aktualitet

Vargjet “amanet” të Dukës: Jo mor jo s’kam shkarë i them çdo njeriu, Se “gjermani” i fundit është Herr Saliu

Nga Arben Duka

1957 – 2021

Ende vazhdon sherri,
Në mes të katundit,
Kur iku këtej,
Gjermani i fundit!

Kot e kot i kemi,
Të dy datat tona,
Se “gjermani” fundit,
S’ka ikur akoma!

Do thonë ka shkarë,
Poeti i shkretë,
Kur thotë se gjermani,
S’ka ikur vërtetë!

Jo mor jo s’kam shkarë,
I them çdo njeriu,
Se “gjermani” fundit,
Është Herr Saliu!

Atij i është prishur,
Me kohë karikusi,
Se sillet me vendin,
Më keq se pushtusi!

Sot e kësaj dite,
Ne s’jemi çliruar,
Se kjo farë e keqe,
Vendin ka pushtuar!

As njëzet e nënda,
As njëzet e teta,
Që të dyja datat,
S’janë të vërteta!

Nga të dyja ditët,
S’është asnjë ditë,
Jemi të pushtuar,
Nga Saliu i Dytë!

Saliu i Dytë,
Njëlloj si i pari,
Gjersa është pushtues,
Derdhi gjak shqiptari!

Ndaj thashë s’na ka ikur,
Akoma “gjermani”,
Kur të ikë Berisha,
Çlirohet vatani!

Ajo do të jetë,
Dita e festimit,
Do gdhendet për jetë,
Si datë e çlirimit!

#Vargjet #amanet #të #Dukës #mor #skam #shkarë #çdo #njeriu #gjermani #fundit #është #Herr #Saliu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button