Aktualitet
Vidhet një traktor në Drenas

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur traktorin e tij në oborr.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Abri e Epërme të Drenasit.
“Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc 29.11.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur (në oborr) në garazhin e tij i kanë vjedhur traktorin. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Vidhet #një #traktor #në #Drenas
gazetablic.com