Arrestimi i Breçanit jashtë stadiumit, gazetari: Policia ishte e paralizuar, ndjehej frika se dikush mes tyre mund ta kishte rradhën

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka dhënë detaje lidhur me operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani teksa ndodhej në hyrje të stadiumit ‘Air Albania’ për të ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe.
I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet”, Dema tha se ditën që u krye ky operacion, policia ka qenë pothuajse e ‘paralizuar’, duke shtuar se ndjehej një lloj frike mes efektivëve që mund të kishin marrë pjesë në aktivitete kriminale.
“Ditën që u krye operacoioni i SPAK-ut për arrestimin e Breçanit policia e shtetit ka qenë e paralizuar. Dallohej në ajër që kishte një frikë se mos “ndoshta e kam rradhën unë”. Rasti konkret, ka marrë 2-3 oficerë të operacionales pa u treguar se kë do arrestojnë dhe vetëm i kanë drejtuar gishtin duke u thënë të arrestohet.
Ndjehej në ajër që kishte një frikë nga ana e policisë. Në sky kanë dalë më shumë se 200 punonjës policie por disa prej tyre janë thjesht përmendur aty”- tha gazetari./report tv
#Arrestimi #Breçanit #jashtë #stadiumit #gazetari #Policia #ishte #paralizuar #ndjehej #frika #dikush #mes #tyre #mund #kishte #rradhën
Java News